Mbrëmë qindra qytetarë serbë kanë protestuar para parlamentit serb, ku kundërshtuan masat e reja policore pas rasteve me COVID-19.
Dhjetëra policë dhe protestues janë lënduar pas trazirave që shpërthyen jashtë Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin serb, Beograd.
Protestuesit filluan paqësisht protestën të martën mbrëma ku përfshiheshin edhe studentë e familjarë, por u zemëruan keq nga vendimi për të rivendosur orën policore shkaku i rritjes së numrit me infeksione koronavirusi.
Protestuesit u futën dhunshëm në Parlament, duke nxitur forcat policore që të intervenonin, shkruan BBC.
Përplasjet e ashpra mes tyre shpërthyen menjëherë dhe policia përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
“Nacionalistët e së djathtës ekstreme janë fajësuar për trazirat në ndërtesën e parlamentit, e të cilët besohet se ishin nxitur edhe nga një deputet serb anti-5G dhe anti-Vaksinim’, shkruan BBC.
Serbia ka shënuar një rritje dramatike të rasteve dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa qytete dhe rajone të vendit./ Gazeta Sinjali/