Kur deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri po përplasej me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavci, përkrahje mori nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Gaxherri po kërkonte fjalën nga nënkryetarja e Kuvendit për të replikuar rreth ankesës së saj për kushtet e Kuvendit për seancën e sotme solemne.
“Unë po du me folë çka du unë, jo me ma ndërpre ti”, i ka thënë Gaxherri Nagavcit, derisa e kishte të ndalur mikrofonin.
Në këtë moment, ministri i Shëndetëissë, Armend Zemaj, ka përkrahur Gaxherrin.
“Bravo nanush, po m’pëlqen”, i ka thënë Zemaj Gaxherrit.
Përplasja mes Gaxherrit dhe Nagavcit nisi kur Gaxherri u ankua se nuk ka përkthim në seancë.
“Seancë pa përkthim, dikush duhet me jap përgjegjësi…S’ka kufje dhe kjo është papërgjegjësi totale e Kuvendit…Duhet me i plotësu kushtet për me mbajt seancën”, tha Gaxherri ndër tjera.
Ndërsa, Nagavci tha se nuk ka informacione që seanca po zhvillohet pa përkthim.
“Ju lus të jemi me kohë në vendet tona, t’i respektojmë masat e IKSHPK-së. Nuk kam informata për përkthimin”, tha Nagavci ndër të tjera./ Gazeta Sinjali/