Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso si lojtar ka qenë shumë i ashpër dhe tejet agresiv.
Por, edhe ‘luani’ më I madh zbutet nga gruaja e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për ‘Fox Sports’ ka treguar që në vitin 2012 ishte afër të transferohej tek Boca Juniors, por gruaja e tij nuk e kishte lënë.
“Unë te Boca Juniors? Shkova afër. Nuk është sekret që gjithmonë i kam admiruar ata, kam luajtur edhe kundër tyre në disa raste. Unë isha vërtet afër, është e vërtetë, por ishte gruaja ime që komandonte. Ajo nuk më la të shkoj sepse kishim fëmijë shumë të vegjël, nuk ishte situata e duhur familjare për të ndryshuar gjithçka”, ka thënë Gattuso./Gazeta Sinjali/