Ka mbërritur në 5.749 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,754, i viktimave në 2,218 dhe i të shëruarve në 98,787.
Në ndërkohë, po vazhdon vaksinimi i personave mbi 65-vjeç me vaksinën antiCOVID në sallën “1 Tetori” në kryeqytet. /Gazeta Sinjali/