image Gati 400 mijë qytetarë aplikuan për 10% e Trustit

Financa

Gati 400 mijë qytetarë aplikuan për 10% e Trustit

news image

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti), ka njoftuar se nga data 11 dhjetor deri më datën 29 dhjetor për tërheqjen e 10% të Trustit kanë aplikuar saktësisht 394 mijë e 978 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Trustit, shuma e shpagimit për këto aplikime është rreth 184 milionë euro.

“Bëjmë të ditur se procesi i aplikimit për tërheqjen e 10%-shit ka vazhduar normalisht. Në total, prej 11 deri më 29 dhjetor kanë aplikuar me sukses 394,978 kontributdhënës me vlerë të shpagimit rreth 184 milionë euro. Nga kjo vlerë që kontribuuesit e tërheqin përmes 10%-shit, 138 milionë euro janë kontribute që i kanë paguar vetë dhe 46 milionë euro janë fitime nga investimet e mjeteve”, thuhet në njoftimin e fundit të këtij fondi./Gazeta Sinjali/