image Gastronomia e hapur deri në 22:00

Sociale

Gastronomia e hapur deri në 22:00

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se nga nesër, 19 prill, do të hapet gastronomia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në lokalet e gastronomisë është lejuar që të jenë 40 persona prezent në 100 metra katrorë, kurse distanca ndërmjet tavolinave do të jetë 1 metër.

“Nga propozimet e IKSHPK-së për të operuar bizneset deri në ora 21:30, ne kemi arritur që të mundësojmë funksionimin e gastronomisë deri në ora 22:00. Nga propozimet e IKSHPK-së që muzika duhet të ndalet në ora 20:30, ne kemi arritur që të shtyhet deri në ora 21:45. Nga rekomandimet që ndalimi i qarkullimit të personave fizik të fillojë nga ora 22:00, ne kemi arritur që të shtyhet nga ora 22:30”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/