image Gastronomët pas protestës së sotme, paralajmërojnë veprime tjera

Sociale

Gastronomët pas protestës së sotme, paralajmërojnë veprime tjera

news image

Sot gastronomët kanë protestuar kundër masave të reja të Qeverisë së Kosovës.

Protesta është nisë nga “Rruga B” dhe ka vazhduar deri para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Gastronomët nuk janë të kënaqur me masat e reja antiCOVID që i ka miratuar qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ata thonë se ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës teksa nesër do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme.

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë! Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky Vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët. Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 2 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme! #muzikanukvret“, thuhet në njoftim.

Sipas masave të fundit, ora policore të zhvendoset nga 00:00 deri në 05:00.

Ndryshimi tjetër ishte edhe ndryshimi i orarit të punës së gastronomisë, ku puna u lejohet deri në orën 23:00.

/GazetaSinjali/