image Gastronomët kundër shtrëngimit të masave, paralajmërojnë protestë

Biznes

Gastronomët kundër shtrëngimit të masave, paralajmërojnë protestë

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë paralajmëruar protesta nga fillimi i javës së ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, nga kjo shoqatë kanë thënë se nuk do të respektojnë çfarëdo mase të mundshme të Qeverisë së Kosovës në detyrë.

Sipas tyre, rritja e numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit, është si pasojë e tubimeve politike, gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Rastet e fundit që kanë shënuar ngritje, po besojmë që nuk është faji i gastronomisë, është faji i Qeverisë, ndërsa faturën po e paguan gastronomia. Jemi të vetëdijshëm të gjithë se rastet janë rritur si shkak i fushatave politike, për arsye se gastronomia ka muaj që vepron njëjtë edhe nuk e shohim më vetën fajtorë”, ka thënë Petrit Kllokoqi, nga kjo Shoqatë.

Kllokoqi ka paralajmëruar se nga dita e hënë gastronomët do të marshojnë në sheshin e Prishtinës, si shenjë proteste ndaj Qeverisë.

Të hënën do të bëjmë një tubim të gastronomëve, do të kërkojmë hapje totale. Nëse nuk kemi ndonjë lajm pozitiv pas kësaj proteste, nuk do të pranojmë dhe do të rrisim mos dëgjueshmërinë ndaj institucioneve. Nuk do të mbyllim lokalet. Po shpresojmë që nuk do të hasim në vesh të shurdhër dhe të kemi thirrje nga institucionet e vendit, që të gjejmë një gjuhë të përbashkët sepse ne thjesht po duam të mbijetojmë”, ka thënë në fund Kllokoqi. /Gazeta Sinjali/