image Gashi: Sot ose nesër e procedojmë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Kosovë

Politikë/ Gashi: Sot ose nesër e procedojmë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas mbledhjes së këtij grupi, tha se sot ose nesër do të procedohet në kuvend kërkesa për mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme.

“Ne patëm një mbledhje të grupit parlamentar, mbledhje koordinuese mes grupit parlamentar dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe kandidati ynë për kryeministër. Mbledhja shkoi mirë, gjithçka shkoi në rregull. Po presim që me formalizimin e koalicionit që do të bëhet shumë shpjet, besoj brenda ditës së sotme ose nesër të procedojmë me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së Kosovës”, tha Gashi para mediave.

Ai tha se akoma nuk kanë marrë dekretin nga presidenti, por tha se beson se dekreti do të lëshohet sapo të nënshkruhet zyrtarisht koalicioni./Gazeta Sinjali/