image Gashi: Si është e mundur që AKI-ja të përdoret për të sulmuar gazetarët nga RTK-ja?

Politikë

Gashi: Si është e mundur që AKI-ja të përdoret për të sulmuar gazetarët nga RTK-ja?

news image

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka drejtuar kritika të mëdha ndaj RTK-së dhe pushtetit, për rrezikimin e jetës së gazetarëve.

Ai ka thënë se është shqetësuese që RTK-ja është përdorur nga pushtetit që të sulmohen gazetarët e tjerë. Kjo duke involvuar edhe AKI-në.

Fjalimi:

Se cila është gjendja e RTK-së dhe institucioneve publike në përgjethsi, e institucioneve të pavarura, e përshkruan më së miri fjalimi i kryetarit të komisionit të mediave. Ai dul e foli 10 minuta, nuk e dike çka po fol. E murr fjalën në emër të komisionit, dhe fjalimi që ia kishin shkruar e kishte si anëtar i VV-së.

Ky institucon shkoi edhe më tej. Prodhuan informacione të rrejshme kundër kolegëve të tyre, këto informacione u shpërndanë në emër të një institucioni me rëndësi vitale, në emër të AKI-së. Ky problem i shkaktuar nga kjo qasje, i bazuar në mentalitetin e kapjes, prodhimit të informacionit të pavërtetë, ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, si gazetar të Kosovës, ka helmuar ambientin politik në Kosovë. Është e rrezikshme për qytetarët e Kosovës. Si mund të lejohet që AKI-ja të përdoret në interes të një grupi politik.

Këtu nuk ndalet ambicia e pushtetit për kontroll të informacionet. Në mbledhjen e fundit të Bordit pa pasur kuorum e ndryshuan statutin. Paligjshmëria ka përmasa të frikshme, përmasa të kontrollit të informacionit e programacionit të RTK-së. Nuk ka ekskluzivitet vetëm në një TV, RTK është njëri prej institucioneve që prodhon informacion, përgjegjësia e tij është më e veçantë sepse është institucion publik.

/GazetaSinjali/