image Gashi: Qeveria ta ulë kokën, mos ta sheh me triumf pezullimin e grevës

Arsim

Gashi: Qeveria ta ulë kokën, mos ta sheh me triumf pezullimin e grevës

news image

Kryetari i Këshillit Drejtues të BSPK-së Ali Gashi, në konferencën e përbashkët që po mbajnë Sindikatat, ka deklaruar se pezullimi i grevës nuk do të thotë nënshtrim, dhe se qeveria duhet ta ulë kokën e t’i thërras në dialog.

Të kthehmi në normalitet, për t’i hapur rrugë dialogut social, por kjo nuk do të thotë që kemi hequr dorë nga kërkesat. Apeloj që qeveria mos ta sheh me triumfalizëm këtë situatë, por ta ulë kokën.
Ta ulë kokën e të na ftojë, për t’i adresuar kërkesat tona, për të drejtat e punëtorëve
.

Tutje Gashi ka thënë se qeveria po shkelë ligjin, sepse nuk po e plotëson kuoten sindikale, që përcakohet me ligj.

“Mua sapo mu konfirmua se Qeveria nuk i ka proceduar kuotën sindikale. I bëj ftesë qeverisë që ta respektojë këtë ligj, dhe t’i derdh mjetet të cilat e ka për oblikim me ligj.

Përndryshe do të inicojmë procedura ligjore ndaj qeverisë. Kjo është tendencë me e pengu organizimin sindikal.” deklaroi Gashi.

Kujtojmë se Sindikatat e kanë pezulluar grevën e cila zgjati më shumë se një muaj.

/GazetaSinjali/