image Gashi paralajmëroi largimin e deputetëve, Kusari: I thashë a të bëjmë zëdhënës të LVV-së?

Politikë

Gashi paralajmëroi largimin e deputetëve, Kusari: I thashë a të bëjmë zëdhënës të LVV-së?

news image

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka rrëfyer një bisedë që e ka zhvilluar me kolegun e saj nga radhët e LDK-së, i cili kishte deklaruar se tetë deputetë të grupit të LVV-së do t’i bashkohen LDK-së.

Kusari-Lila tregoi se i ka thënë Gashit në mënyrë ironike që të bëhet zëdhënës i Grupit Parlamentar të LVV-së, meqë po ka interesim të madh.

Por, shtoi se nuk ka ndonjë paralajmërim për largimin e ndonjë deputeti nga Vetëvendosje, duke hedhur poshtë deklaratën e Gashit, raporton Paparaci.

“Paralajmërim nuk ka. Ajo çfarë ka thënë zotëri Gashi ia pata thanë si me ironi, nëse ka interesim për GP të LVV-së mundet me ardhë si zëdhënës i grupit. Më pyeti sot për këtë deklaratë më tha se e kam përmendur, i thashë po se e pash që shumë po interesohesh për GP të LVV-së, ndoshta na zëdhënës nuk kemi, mundesh me marrë pozicionin. Jo tetë, në asnjë format nuk e qet, pastaj me analizu me i grupu deputetët për votim ndryshe për kodin në raport me zhvillime të tjera për mua është pasaktësi”, shtoi ajo në T7.

/GazetaSinjali/