image Gashi - Konjufcës: Disiplinoj këta shokët komunistë të VV-së

Politikë

Gashi – Konjufcës: Disiplinoj këta shokët komunistë të VV-së

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka komunistë, anarkistë e radikalë fetarë.

Ai i ka thënë Konjufcës se është njeri pragmatik por që është i pamjaftueshëm brenda VV-së. Tutje Gashi e ka konsideruar VV-në “xhungël”.

“Konjufca po jeni problem në funksionimin [e Vetëvendosjes]. Në sesionin vjeshtor shpresoj që do të marrësh masa ndaj deputetëve  të padisiplinuar të VV që të mos të qesin para aktit të kryer”.

“Disiplinoj shokët komunistë, anarkistë apo edhe ekstremistët ideologjikë e politikë”, ka vazhduar Gashi.

Ndërkaq pas kësaj në të qeshura është përgjigjur Konjufca.

“Zoti Gashi nuk e kanë të gjithë energjinë tënde sepse sapo jeni kthyer nga plazhi, të dëshirojmë mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës. Dikush i ka kryer pushimet më herët të tjerët presin me pushu ende”, ka thënë Konjufca.

/Gazeta Sinjali/