Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka thënë se akuzat e VV-së e kanë prishë koalicionin.
Gashi këtë deklaratë e gjatë fjalës ndaj zëvendëskryeministri Haki Abazi, ku tha se përkundër që është angazhuar që të funksionojë ky koalicion, mënyra e të folurit nga LVV, e ka prishur atë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kjo është gjuha që e ka prishë këtë koalicion, kjo është për me të ardhë keq. Kjo mënyrë e të menduarit e ka prishë këtë koalicion, të cilin unë e kam besu që ka me funksionu për të cilin unë kam dashtë dhe jam angazhu të paktën qe gjashtë vjet, unë personalisht. E kjo mënyrë e të menduarit e ka prishë koalicionin, kjo mënyra e akuzës e ka prishë koalicionin, kjo mënyrë e të folurit e ka prishë koalicionin dhe më vjen keq që kjo mënyrë e të menduarit është instalu në qeveri, nuk ka qenë në mes të grupeve parlamentare, nuk janë grupet parlamentare që e kanë prishë këtë koalicion, ju në qeveri e keni prishë, sesa për ne nuk ish prishë ky koalicion. Kjo gjuhë është që e ka shpresën këtë vend”, ka thënë ai.
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës aktualisht është duke u mbajtur seanca e mocionit ndaj Qeverisë Kurti. Ky mocion u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm./Gazeta Sinjali/