Aleanca për Shqiptarët është shumë pranë hyrjes për të qeverisur bashkë me koalicionin qeverisës LSDM, BDI, ALTERNATIVA dhe PDSH.
Siç mësohet jo zyrtarisht, janë afër marrëveshjes edhe për ndarjen e ministrive, ku Aleancës do ti takojnë tre ministri, Shëndetësia, Drejtësia dhe Shoqëria Informatike ose Ekologjia.
Burime brenda Aleancës jo zyrtarisht mësoi se në rast se bëhen pjesë e koalicionit, Ministrinë e Shëndetësisë do të drejtojë doktor Bekim Tateshi nga Struga, mirëpo përveç tij në sipërfaqe dolën edhe dy kandidatura nga Gostivari për të drejtuar këtë ministri, doktor Fadil Cana dhe doktor Fatmir Mexhiti., raporton StrugaEkspres.
Por në fund do të vendosi Aleanca për Shqiptarët se kush do të jetë ministri i ardhshëm, nga Gostivari apo nga Struga.