Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka raportuar në Policinë e Kosovës se është keqtrajtuar nga një gardian i këtij burgu.
Ai ka raportuar rastin për shkak se sipas tij edhe pse ka qenë i sëmurë është detyruar me forcë nga gardiani i burgut të dal në zonën e punës.
“Viktima mashkull K-Shqiptar i burgosur në burgun e Dubravës, ka raportuar se edhe pse ishte i sëmurë, është detyruar me forcë nga gardiani i burgut i dyshuari mashkull K-Shqiptar, që të del në zonën e punës. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/