Garda Kombëtare e Iowa-s ka uruar shtetin e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë miqve tanë në Kosovë! Është nder të punojmë së bashku me partnerin tonë shtetëror, teksa ata vazhdojnë të ndërtojnë paqen dhe prosperitetin në vendin e tyre. #Kosova15”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Tashmë janë bërë më shumë se 11 vjet të Programit të Partneritetit Ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, gjegjësisht mes dy forcave në veçanti, e cila cilësohet si historia dhe realiteti më i shkëlqyer dhe se kjo forcë është faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e cilësoi këtë gardë meritore për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritje.