image Garbitje sikurse në filma në Malishevë: Pasi mbyll lokalet i dalin në rrugë dhe ia grabisin mbi 7 mijë euro

Kosovë

Garbitje sikurse në filma në Malishevë: Pasi mbyll lokalet i dalin në rrugë dhe ia grabisin mbi 7 mijë euro

news image

Një grabitje pothuajse sikurse në filma aksion ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bubavec të Komunës së Malishevës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur një person kishte mbyllur dy marketet dhe me veturën e tij po kthehej për në shtëpi.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës, kanë bërë të ditur se afër xhamisë së fshatit disa persona të armatosur i kanë dal përpara dhe ia kanë thyer xhamin e veturës.

Aty grabitësit dyshohet se kanë goditur në kokë me kondak të armës për t’i marr më pas mbi 7 mijë euro që personi i kishte nga pazari ditor i dy lokaleve.

Burimet më tej kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar për të cilin mund të arrestohet nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/