Dy drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë në rrugët e Gjakovës.
Sipas Policisë, aksioni është realizuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar rrezikimin e pjesëmarrësve në komunikacion.
Ndaj dy shoferëve janë shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, u janë vendosur 5 pikë negative dhe u është marrë patentë shoferi për 12 muaj.
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin garat ilegale, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë në rrugë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!