Visar Dermaku apo i njohur ndryshe si Gani Gërmia ka prekur sonte zemrat e shqiptarëve me rrëfimin e tij për humbjen e vëllait të tij nga një sëmundje e rëndë, për të cilin tha se është momenti më i dhimbshëm për të.
Mes lotësh ai gjatë këtyre momenteve i takoi edhe prindërit e tij, për të cilët u shpreh se i ka njerëzit më të veçantë në jetë.
“Unë e kam Besin ai është shtylla ime edhe dy prindërit. Astriti e ka bërë të pamundurën e dha edhe atë që se patë gjatë kohës sa isha në studime”.
“Gabova shumë shpesh prej meje nuk hekën dorë as Besi dhe as ai”.
“Nga 14 gushti i vitit të kaluar po jetoj me gjysmë shpirti”, ka thënë Gania.
Babai i Visarit i uroi suksese të gjithë banorëve, teksa edhe nëna e tij i uroi atij edhe publikisht një rrugëtim të mbarë.