image Ganimete Musliu i kërkon Qeverisë shkarkimin e ministrit Murati

Politikë

Ganimete Musliu i kërkon Qeverisë shkarkimin e ministrit Murati

news image

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ua pezulloi pagat mijëra punëtorëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në greva.

Musliu tha se kjo qasje është jo njerëzore, e mbi të gjitha edhe 100 për qind joligjore.

Në këtë vend, me këtë qeveri, jo që duhet të ndalet greva, por duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe t´ia bëjmë me dije Albinit dhe praktikantëve të tij se shteti nuk qeveriset as më përralla dhe as me diktat. Ne jemi vend demokratik, nuk jemi diktaturë”, shkroi ajo në Facebook.

“Albin Kurti dje I digjte Institucionet nga jashtë, sot po i shkatrërron ato nga brënda! Ai nuk po ja del dot të transformohet nga një demagog, genjështar, shkatërrues, refuzues në një udhëheqës shtetëror. Për gati dy vjet qeverisje Albini lëre që nuk arriti të realizojë asnjë projekt, por ai shkatërroi dukshëm ekonominë dhe po vazhdon me shkatërrimin e institucioneve tanshmë nga brenda. Të gjitha institucionet e vendit janë para kolapsit sepse Albini ka instaluar njerëz të padijshëm dhe të padinjitetshëm”, përfundoi shkrimin e saj Musliu.

/GazetaSinjali/