image Gani Gërmia kundër operacioneve: Nuk i bëj veshët, pse a s'ka ditë Zoti me mi palu a?

Bota e Yjeve

Gani Gërmia kundër operacioneve: Nuk i bëj veshët, pse a s’ka ditë Zoti me mi palu a?

news image

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia, ka bërë një bisedë me banorët e tjerë të shtëpisë duke treguar se njëherë i është ofruar një operacion falas i veshëve.

Siç shprehet ai është kundër ndërhyrjeve estetike, përveç atyre që shkaktojnë probleme shëndetësore në rast të ndonjë tragjedie.

“Shkoj me një takim pune në një klinikë të përgjithshme, arrijmë një marrëveshje. Sekretaresha po më thotë e ke pa pagesë, paske nevojë me i palu veshët. I thashë po do me më bo më të bukur se Zoti që më ka kriju qysh ka dashtë vetë a? Unë jam shumë okay me veten, i tregova që kur Zoti do me mi palu, ma jep apetitin, faqet plotësohen dhe veshët vijnë në vend. Zoti më ka lënë me 50kg dhe jam shumë rehat, e po dal unë me një klinikë me i palu veshët, se s’ka ditë ai me mi palu”, u shpreh Ganiu.

/GazetaSinjali/