Ish-pjesëtarë i UÇK-së dhe ish deputet i PDK-së, Gani Koci ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u paraqitur më 18 mars, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Koci ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë. Sapo mora ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare”, thuhet në njoftimin e Kocit. /Gazeta Sinjali/