image Gani Gërmia lë përfundimisht shtëpinë e BBVK2

Bota e Yjeve

Gani Gërmia lë përfundimisht shtëpinë e BBVK2

news image

Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia ka lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në vend.

Ky vendim i Ganiut erdhi pas transmetimit të një video-përmbledhje ku ky i fundit doli goxha kontradiktor me disa situata brenda shtëpisë.

Posa u pyet nga moderatorët se “cilit Gani t’i besojmë”, ai tha se kjo nuk ishte e drejtë dhe kërkoi largimin e menjëhershëm.

“Të paktën për hirë që kam qenë banor i kësaj shtëpie, respektoni vendimin tim. Sa i përket këtij vendimi, ka përfunduar gjithçka. Faleminderit publikut që më ka përkrahur. Jam shumë i zhgënjyer prej kësaj”, i tha Gania-Jonidës.

/GazetaSinjali/