image Gani Gërmia e "kallë" lojën, puth Albën - Lumbardhi shikon me xhelozi afrimitetin e tyre

Bota e Yjeve

Gani Gërmia e “kallë” lojën, puth Albën – Lumbardhi shikon me xhelozi afrimitetin e tyre

news image

Po vazhdon të zhvillohet loja në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova edicioni i dytë, aty ku janë futur 20 banorë pothuajse krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri për ta kapur çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Lumbardhi dhe Alba ishin banorët të cilët u futën së bashku në shtëpi, e që krijuan fansat e tyre të cilët po besojnë që dyshja do ta krijojnë një lidhje dashurie në sytë e publikut.

Por, një pëlqim të fshehtë për Albën disa nga banorët po pretentojnë se e ka edhe Gania, i cili deri më tani është në qendër të vëmendjes.

I njëjti ka raporte shumë të afërta me Albën, deri tash vetëm shoqërore, me ç’rast duket se ka edhe komoditetin t’i ofrojë edhe ndonjë puthje në ballë, ashtu siç edhe bëri.

Mirë nuk e priti aspak Lumbardhi, që tashmë veçse ka shprehur pëlqimin ndaj Albës.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1022617068789984/?tn=%2CO-R

/GazetaSinjali/