image Gani Dreshaj dëshmitar i aksidentit në Komoran në të cilin vdiq 37-vjeçari: Ambulanca u vonua

Siguri

Gani Dreshaj dëshmitar i aksidentit në Komoran në të cilin vdiq 37-vjeçari: Ambulanca u vonua

news image

Salih Bytyçi, 37-vjeçari nga Fushtica e Epërme e Drenasit ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se ai ka ndërruar jetë në QKUK, ku ishte dërguar për tretman mjekësor.

Dëshmitar i këtij aksidenti ka qenë edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Gani Dreshaj.

Dreshaj thotë se autoambulanca është vonuar për të ardhur në vendin e ngjarjes.

“Mbrëmë pash nga afër një aksident të rëndë komunikacioni në Komoran. Bashkë me kalimtarë të tjerë tentuam të japim gjithçka nga vetja që t’u dalin në ndihmë të aksidentuarve. Fatkeqësisht, njëri nga të aksidentuarit paska ndërruar jetë në spital.

Ngushëllime familjes dhe uroj që të lënduarit e tjerë të shërohen shpejt. Shqetësuese nga ky rast ishte vonesa e ambulancës, për arsye që të gjithë i njohim. U fascinova nga reagimi profesional i dy policëve të rastit, njëri nga të cilët quhej Përparim”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Zëvendësministri shprehet i lënduar nga ajo që ka parë dhe apelon që secili të ketë kujdes dhe të kontribuon në shmangien e aksidenteve të tilla.

“Ju lus, vozitni me kujdes të shtuar. Vini gomat e dimrit sepse rrugët tona janë të pasigurta dhe se është e domosdoshme siguria e veturës”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë që si pasojë e këtij aksidenti, përveç 37-vjeçarit i cili ndërroi jetë, janë lënduar edhe dy persona të tjerë./Gazeta Sinjali/

Mbrëmë pash nga afër një aksident të rëndë komunikacioni në Komoran. Bashkë me kalimtarë të tjerë tentuam të japim…

Posted by Gani Dreshaj on Tuesday, December 8, 2020