image Gafë e re nga Bideni, zonjës Harris i referohet si “nënpresidentja Trump”

Botë

Gafë e re nga Bideni, zonjës Harris i referohet si “nënpresidentja Trump”

news image

Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten në mbrëmje bëri edhe një gafë tjetër, pasi fillimisht e kishte prezantuar si “presidenti Putin” presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Disa minuta pas kësaj gafe, kreu i Shtëpisë së Bardhë iu referua nënpresidentes së Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, si “nënpresidenti Trump”, raporton televizioni CNBC.

“Shikoni, unë nuk do ta kisha zgjedhur nënpresidenten Trump që të ishte nënpresident [nëse] mendoj se ajo nuk është e kualifikuar për t’u bërë presidente” – tha ai, duke e ngatërruar me rivalin e tij në zgjedhje, Donald Trump.

/GazetaSinjali/