image Gaethje tregon çfarë i tha në vesh Khabibit pas duelit

Sporte Luftarake

Gaethje tregon çfarë i tha në vesh Khabibit pas duelit

news image

Khabib Nurmagomedov mbrojti titullin e kampionit mbrëmë ndaj Justin Gaethje, duke e mundur në raundin e dytë.

Pas duelit, Khabib njoftoi se kjo përballje ishte e fundit për të duke lajmëruar tërheqjen.

Pasi fitoi duelin, Khabib shpërtheu në lot, kurse ishte pikërisht kundërshtari i tij që iu afrua për ta ngushëlluar.

“I thashë që më parë nuk kisha shanse t’i thosha se më vjen keq për humbjen e babait, por ju sapo e bëtë babain shumë krenar” – tregoi Gaethje.