image Futbollistit të Premier League i ngritet akuzë se mori qëllimisht katër kartonë të verdhë për të përfituar nga bastet

Futboll

Futbollistit të Premier League i ngritet akuzë se mori qëllimisht katër kartonë të verdhë për të përfituar nga bastet

news image

Federata Angleze e Futbollit ka ngritur akuzë ndaj futbollistit të West Hamit, Lucas Paquetas.

Nëpërmjet një komunikate, FA ka konfirmuar se Lucas Paquetá është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me katër shkelje të ndryshme të supozuara.

Ata e akuzojnë atë se ka marrë ‘qëllimisht’ një karton të verdhë në ndeshjet kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth ‘në mënyrë që një ose më shumë persona të përfitojnë nga bastet’.

Lojtari ka afat deri më 3 qershor 2024 për t’iu përgjigjur kësaj akuze.

/GazetaSinjaliSport/