Emil Forsberg ka vazhduar kontratën e tij me RB Leipzigun edhe për tri vjet, deri në vitin 2025, njofton klubi në fjalë, përcjell Sinjali Sport.
Sulmuesi anësor te Leipzigu gjendet që nga janari i vitit 2015 dhe deri më tash i ka zhvilluar 211 ndeshje zyrtare, ndërsa ka shënuar 47 gola dhe i ka asistuar 56 tjerë.
Po ashtu me shtatë gola në Ligën e Kampionëve, 29-vjeçari është rekordmen i Leipzigut në këtë garë.
Në Bundesligë që nga edicioni 2016/17, Forsberg e mban rekordin me 22 asistime.
Reprezentuesi suedez kishte oferta nga klube tjera evropiane, mirëpo zgjodhi që të qëndrojë te skuadra gjermane./Gazeta Sinjali Sporti/