image Futbollisti shqiptar që luan për FC Zurich tregon nëse do ta zgjedh Kombëtaren e Kosovës

Futboll

Futbollisti shqiptar që luan për FC Zurich tregon nëse do ta zgjedh Kombëtaren e Kosovës

news image

Futbollisti shqiptar Toni Domgjoni, i cili aktualisht luan për skuadrën FC Zurich ka folur për karrierën e tij aktuale.

Domgjoni për ‘Sports Show’ tha se me futbollistët e tjerë shqiptarë që luajnë te FC Zurich ndihet sikur është në familje, shkruan Sinjali Sportiv.

“Raportet i kemi shumë të mira, ndihemi si familje, ne shqiptarët e kemi më lehtë sepse flasim edhe shqip dhe kuptohemi më mirë”.

Po ashtu, Toni Domgjoni foli për mundësinë që ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në të ardhmen.

“Unë për momentin jam i koncentruar në kampionatin evropian me Kombëtaren e Zvicrës U21, por të presim se çfarë sjellë e ardhmja gjithçka është e mundur”, deklaroi futbollisti shqiptar.

/Sinjali Sportiv/