Skuadra e Maqedonisë së Veriut ka nisur fazën përgatitore për EURO 2020 që do mbahet këtë verë, shkruan Sinjali Sport.
Mirëpo, qysh në fillim ky klub u përball me një problem të madh. Lojtari i tyre kryesor, Enis Bardhi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi i mirë është që Bardhi nuk ka pasur kontakt me bashkëlojtarët e tjerë në skuadrën maqedonase, kontaktin e fundin mesfushori e kishte pasur me kolegët e tij te skuadra spanjolle Levante.
Maqedonia do të debutojë për herë të parë në një kompeticion madhor siç është EURO 2020.
Ndeshjen e parë skuadra e Angelovskit do ta luajë më 13 qershor kundër Austrisë, ndërsa katër ditë më vonë do të ketë përballë Ukrainën, ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së grupeve do ta luajë kundër Holandës në Amsterdam. /Gazeta Sinjali Sporti/