Nesër Inter do të zhvillojë ndeshje në kuadër të Serie A me Torinon.
Skuadra e Torinos për këtë ndeshje e ka ftuar një kosovar, shkruan Sinjali Sportiv.
Bëhet fjalë për mesfushorin Altin Kryeziu, i cili është pjesë e skuadrës U21 te Torino.
Kryeziu është ftuar nga skuadra e parë për herë të parë.
Kurse, Mërgim Vojvoda është i infektuar me koronavirus, andaj nuk do të luajë në këtë ndeshje.