Futbollisti indian, Gourav Mukhi u bë lajm në mediat botëtrore, por jo për talentin e tij.
Në muajin tetor, Mukhi u bë golashënuesi më i ri, vetëm 16 vjeç, në histori të Ligës së Indiës, transmeton Gazeta Sinjali.
Dy muaj më vonë ai u suspendua për 6 muaj për shkak se gënjeu për moshën.
Mukhi në të vërtet nuk ishte 16 vjeçar por 21 vjeçar./Gazeta Sinjali/