image Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Ballkani

Futboll

Futbollisti i njohur konfirmon largimin nga Ballkani

news image

Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Fetahaj, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me FC Ballkanin, shkruan Sinjali Sportiv.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, 29 vjeçari ka falenderuar klubin dhe u ka uruar suksese në vazhdim të kampionatit.

Mesfushori prizrenas gjithashtu uroi që skuadra nga Suhareka të sigurojë daljen në Evropë në këtë vit.

Postimi i plotë nga Fetahaj (pa ndërhyrje):

“Përshendetje

Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jemë pjesë e Fc Ballkanit. Falenderoj Presidentin e Fc Ballkanit z.Arsim Kabashin dhe z.Bali Kabashin për korrektsin e tyre, poashtu falenderoj gjithë stafin Menaxhues tëKlubit, Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat, falenderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre.

Për fund urojë që Fc Ballkani të dalë në gara europiane këtë vitë sepse e meritojnë”. /Sinjali Sportiv/.