image Futbollisti i Manchester United refuzon rinovimin e kontratës së re

Futboll

Futbollisti i Manchester United refuzon rinovimin e kontratës së re

news image

Mesfushori, Jesse Lingard, e ka hedhur poshtë ofertën e Manchester Unitedin për vazhdimin e kontratës.

Besohet se anglezi është i shqetësuar për mundësitë që do t’i ofrohen për të luajtur këtë sezon, veçanërisht tani pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Lingard, i cili i shënoi dy gola në fitoren e Anglisë kundër Andorrës në një ndeshje kualifikuese për Botëror të shtunën, ka mahnitur gjatë huazimit në West Ham sezonin e kaluar.

Marrëveshja e tanishme e sulmuesit 28-vjeçar me Unitedin mbaron në fund të këtij  sezoni.

Lingardi kishte oferta për t’u larguar këtë verë, me West Hamin në veçanti që bëri përpjekje për ta kthyer në klub.

Ai ka luajtur vetëm katër minuta për Unitedin deri tani këtë sezon në Premierligë. /Gazeta Sinjali Sporti/