Stefan Mugosa është futbollisti më i rrezikshëm për Malin e Zi. Ai gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka folur për përpalljen me Kosovës.
Sulmuesi i klubit korean, Incheon United, ishte pikërisht lojtari që i shënoi Përfaqësueses sonë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë (që u mbyll me rezultat 1-1).
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së të hënës mbrëma, ai ka thënë se përfaqësuesja e tij dëshiron ta regjistrojë fitoren e parë të këtyre kualifikimeve në “Fadil Vokrri”, ka deklaruar Mugosa, i cili i ka shënuar dy nga tre golat totalë të malazezëve në këtë fazë.
“Asnjëherë nuk tërhiqemi, nuk do të ndalemi as tash – e duam fitoren e parë në kualifikime. E dimë se Kosova ka skuadër të shkëlqyer dhe individë të shkëlqyer, por kemi ardhur këtu për fitore”, ka shtuar ai.