image Futbollisti i Gladbach shënon gol dhe proteston kundër racizmit

Futboll

Futbollisti i Gladbach shënon gol dhe proteston kundër racizmit

news image

Në këto momente është duke u zhvilluar ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Union Berlin në kuadër të Bundesligës.

Skuadra e Gladbach është duke shënuar fitore me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Sinjali.

Golin e dytë të skuadrës vendase e shënoi Marcus Thuram. Por, ajo që ra në sy ishte festimi i tij.

Ai u ul në njërin gju, si shenjë proteste kundër racizmit.

Së fundmi në ShBA ka shumë protesta kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd./Gazeta Sinjali/