image Futbollistët anglezë në "Fadil Vokrri", Sterling i përshëndet ngrohtësisht tifozët kosovarë

Futboll

Pamjet/ Futbollistët anglezë në “Fadil Vokrri”, Sterling i përshëndet ngrohtësisht tifozët kosovarë

news image

Futbollistët e kombëtares së Anglisë kanë mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku për pak pritet të fillojë ndeshja e shumëpritur me Kosovën.

Me disponim të mirë e të buzëqeshur, yjet e futbollit anglez kanë dalë në fushën e stadiumit të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Raheem Sterling i ka përshëndetur ngrohtësisht tifozët kosovarë, të cilët e kanë thirrur emrin e tij.

Sterling ka qenë pre e fyerjeve raciste gjatë ndeshjeve të kaluara që Anglia i ka zhvilluar në turneun parakualifikues pë Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja e sotme, ndonëse nuk do të ndryshojë asgjë në klasifikimin e grupit, po pritet me një entuziazëm të madh në Prishtinë.

Pritja miqësore, është ajo që u ka bërë më së shumti përshtypje anglezëve në kryeqytetin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/