Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ndeshjes ku një lojtar i klubit futbollistik Trepça ’89 ka ndërruar jetë në ndeshjen e sotme të zhvilluar kundër A&N në stadiumin Boka në Korishë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Erion Kajtazi, 17-vjeçar.
Kajtazi i cili luante për kategorinë e juniorëve, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak që pësoi gjatë lojës. 17-vjeçari po ashtu ishte anëtar i ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës.
Pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, i ndjeri nuk ka arritur që të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.