Bota e futbollit ka humbur një prej figurave më të shquara të historisë së këtij sporti. Kevin Keegan, ish-futbollisti legjendar anglez dhe fitues i dyfishtë i “Topit të Artë”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familja e tij, duke sjellë reagime të shumta nga komuniteti sportiv në Angli dhe më gjerë.
Keegan konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Ai shkroi historinë me fanellën e Liverpoolit, ku u shndërrua në një ikonë të klubit dhe një prej lojtarëve më të dashur nga tifozët. Performancat e tij të jashtëzakonshme i siguruan atij fitimin e çmimit “Ballon d’Or” dy vite radhazi, në vitet 1978 dhe 1979.
Përveç karrierës së suksesshme si lojtar, Keegan la gjurmë edhe në rolin e trajnerit. Ai drejtoi Kombëtaren e Anglisë nga viti 1999 deri në vitin 2000, si dhe udhëhoqi disa klube gjatë karrierës së tij në pankinë.
Me talentin, pasionin dhe kontributin e tij të madh, Kevin Keegan do të kujtohet si një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit anglez dhe atij botëror.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!