image Fushë Kosovë/ Shkon në hotel por i ndodh e keqja

Siguri

Fushë Kosovë/ Shkon në hotel por i ndodh e keqja

news image

Nuk po kanë të ndalur vjedhjet në këtë kohë në tërë territorin e Kosovës ku Gazeta Sinjali raporton pothuajse çdo ditë raste të tilla.

Një vjedhje mjaft e rëndë ndodhi  dy ditë më parë, më datë 11.12.2020, në Fushë Kosovë.

Përmes burimeve brenda Policisë, Sinjali ka arritur të mësojë se personi që raportoi rastin kishte thënë se vjedhja ndodhi derisa ishte në “Hotel Vera”.

Ai kishte thënë se persona të panjohur i kishin vjedhur një zinxhir ari që kap vlerën rreth 20 mijë euro.

Në lidhje më këtë rast Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të arrestojë askënd.

/Gazeta Sinjali/