image Fury: Jam më i mirë se Mike Tyson e Muhammed Ali, do t’i mposhtja pa problem

Sporte Luftarake

Fury: Jam më i mirë se Mike Tyson e Muhammed Ali, do t’i mposhtja pa problem

news image

Boksieri britanik Tyson Fury, pretendon se nuk do ta kishte aspak problem ta mposhtte Mike Tysonin në kulmin e karrierës së tij apo Muhammad Alin, përderisa e vlerësoi veten si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një mijë vjetët e fundit.

Kampioni i WBC-së synon të bëhet kampion i unifikuar i peshave të rënda në boks duke e mposhtur Anthony Joshuan në dy meçet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm, shkruan albeu.

“Nuk ka ndonjë boksier në një mijë vjetët e fundit që mund të më kishte rrëzuar apo mposhtur mua. S’po flas vetëm për Mike Tysonin e viteve të 80-ta, por as Muhammad Ali, Joe Louis, Lennox Lewis, George Foreman, Ken Norton, Rocky Marciano, Floyd Patterson, Gene Tunney, Jem Mace, John L. Sullivan”, u shpreh Fury.

“Që nga fillimi, asnjëri prej tyre nuk do të mundë të më kishte mposhtur. Unë jam thjesht shumë i madh, shumë i mirë dhe mund të luaj në shumë stile të ndryshme për ta. Unë përshtatem mirë dhe ata s’do të mundë të më kishin mposhtur kurrë.

Unë jam boksieri më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. S’po flas vetëm për peshat e rënda, por në përgjithësi, jam luftëtari më i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Si ju duket kjo modestia ime?!”, ka thënë Fury./ Gazeta Sinjali/