image Fury e paralajmëron Wilderin, poston video me shkrim “kërcënues”

Sporte Luftarake

Fury e paralajmëron Wilderin, poston video me shkrim “kërcënues”

news image

Boksieri britanez, Tyson Fury, para pak minutave ka postuar një video në rrjetin e tij social e ku shihej teksa bënte stërvitjet.

Ai i ka dërguar një mesazh direkt boksierit Wilder me një mbishkrim.

“Unë jam gati për ty”, ka shkruar Fury drejtuar Wilderit.

Kujtojmë se ndeshja e tretë ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet me datën 19 dhjetor të këtij viti.

Dy takimet e kaluara kanë përfunduar me një fitore të Furyt dhe një herë ka përfunduar pa fitues./Gazeta Sinjali/