image Fury apo Wilder, ja kush e fiton meçin sipas Luan Krasniqit

Sporte Luftarake

Boks/ Fury apo Wilder, ja kush e fiton meçin sipas Luan Krasniqit

news image

Në mëngjesin e së dielës do të zhvillohet meçi i madh në boks mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.

Nga analistët e boksit ky duel është parë si mjaft i vështirë për të dy boksierët që do të dalin në ring.

Ndërkaq, ish- boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka deklaruar se Fury do të jetë fitues në këtë ndeshje.

“Unë mendoj se nuk ka meç më të madh në boks kohëve të fundit se sa ky. Jam i emocionuar para kësaj përballje. Mendoj se Fury do të jetë fituesi. Për mua, thjesht ai është boksieri më komplet”, ka thënë Krasniqi

Kësaj radhe, dy boksierët nga më të mirë në botë do të sfidohen përsëri në një meç që premton shumë më shumë se herën e parë./ Gazeta Sinjali/