image Fuqia e futbollit, lojtari kosovar arrin ta vendos flamurin te skuadra nga shteti që nuk e njeh Kosovën

Futboll

Fuqia e futbollit, lojtari kosovar arrin ta vendos flamurin te skuadra nga shteti që nuk e njeh Kosovën

news image

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani dje debutoi në mënyrë fantastike për Rapidin e Bukureshtit, i cili regjistroi fitoren e radhës në Rumani.

Rrahmani hyri në këtë ndeshje si zëvendësues në startin e pjesës së dytë, teksa ia doli që të lë menjëherë gjurmë, duke shënuar dy gola vendimtar për të ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Golat e tij u shënuan në minutën e 65-të dhe në minutën e parë shtesë – 90+1′.

Kjo paraqitje fantastike tij vendosi flamurin e Kosovës në faqen zyrtare të “FC Rapid 1923”, anipse Rumania nuk e ka njohur ende pavarsinë e Kosovës.

Pas ndeshjes, ai tha se shpreson që të shpallet kampion në fund me Rapidin, teksa golat e debutimit tha se ia dedikon familjes.

“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë. Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”, tha fillimisht futbollisti nga Kosova.

/GazetaSinjaliSport/