image Fundjavë përvëluese në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 39°C

Shqipëri

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 39°C

news image

Shqipëria pritet të përballet me një fundjavë me mot shumë të nxehtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, sipas parashikimeve meteorologjike.

Sinoptikanët bëjnë të ditur se moti gjatë ditëve në vijim do të mbetet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare mund të shfaqen në zonat malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Masat ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe rajoni jugperëndimor pritet të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, veçanërisht në zonat e ulëta, qendrore dhe bregdetare.

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se vala e të nxehtit mund të vijojë edhe në ditët e ardhshme, duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos gjatë orëve të pikut të ditës.

Në disa zona malore mund të ketë zhvillime të përkohshme të vranësirave, të shoqëruara me rrebeshe afatshkurtra dhe stuhi lokale, ndërsa era do të fryjë e lehtë në drejtime të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/