image Fulham merr sërish avantazhin ndaj Chelseas - VIDEO

Futboll

Fulham merr sërish avantazhin ndaj Chelseas – VIDEO

news image

Fulham ka rimarrë sërish avantazhin ndaj Chelseas.

Vendasit mbyllën në epërsi 45 minutëshin e parë, me golin e Willian.

Blutë reaguan shpejtë në pjesën e dytë, duke realizuar në minutën e 47-të, me anë të Kalidou Koulibaly.

Kur u mendua se ky gol mund të jetë i kthesës për londinezët që të tentojnë fitoren, atyre u ndodhi e papritura.

Pas një ndërhyrje të ashpër nga Joao Felix në kundërshtarin, ai u përjashtua me karton direkt të kuq në minutën e 57-të.

Kjo bëri që Fulhami ta ndëshkojë Chelsean pasi numëroi një lojtar më shumë në fushë.

Sulmuesi Vinicius shënoi në minutën e 73-të për të rimarrë epërsinë, për rezultatin 2-1.

/GazetaSinjaliSport/