Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sonte u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare parlamentare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për takim nesër paradite.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.
Kështu ka bërë të ditur për Sinjalin, Lulëzim Blaka, Drejtor për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në AAK.
“Kryetari Ramush Haradinaj është ftuar për takim nga Kryeministri Kurti, për të martën në mëngjes, për të diskutuar zhvillimet në vend, veçanërisht atyre në veriun e vendit. Konfirmoj se Haradinaj do të merr pjesë në këtë takim”, është shprehur ai.
Po ashtu, burime brenda PDK-së kanë konfirmuar se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kurti.
Ndërkaq, nga LDK-ja ende nuk dihet nëse kanë pranuar ftesën ose jo.