image FSK realizon kursin për udhëheqës të poligoneve dhe mbikëqyrës të vijës së zjarrit

Siguri

FSK realizon kursin për udhëheqës të poligoneve dhe mbikëqyrës të vijës së zjarrit

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka realizuar me sukses kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi synon përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve të stërvitjes dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatimin e procedurave standarde, sigurinë dhe efikasitetin gjatë realizimit të qitjeve dhe aktiviteteve stërvitore.

FSK ka bërë të ditur se ky trajnim kontribuon në rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për zhvillimin e sigurt dhe efektiv të stërvitjeve në poligonet ushtarake.

Po ashtu, Forca e Sigurisë së Kosovës thekson se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë angazhimin në organizimin e trajnimeve profesionale, me synim rritjen e profesionalizmit dhe përgatitjes së pjesëtarëve për përmbushjen e detyrave ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/